Bota

Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO

Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

27 Mars 2023, 21:58 Nga a.l
Hungaria voton pro anëtarësimit të Finlandës në NATO
Parlamenti

HUNGARI- Parlamenti i Hungarisë ka miratuar ofertën e Finlandës për t'u bashkuar me NATO-n, duke i dhënë fund vonesave me muaj dhe duke e sjellë vendin nordik një hap më afër për t'u bërë një anëtar i plotë i aleancës ushtarake perëndimore.

Masa, e miratuar me 182 vota pro dhe gjashtë kundër, erdhi pasi qeveria e Hungarisë kishte frustruar për muaj të tërë aleatët në NATO dhe Bashkimin Evropian duke e shtyrë vazhdimisht votimin pasi pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë të aleancës ratifikuan ofertën e Finlandës, shkruajnë mediat e huaja. 

Ndërsa miratimi i Hungarisë u prit me lehtësim në Helsinki dhe gjetkë, pranimi në NATO për Suedinë mbeti i paqartë pasi anëtarët e partisë qeverisëse të Hungarisë këmbëngulën se do të prisnin që Stokholmi të sqaronte mosmarrëveshjet e vazhdueshme përpara se të shkonin në votim. Finlanda dhe Suedia aplikuan së bashku për anëtarësim pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

Pasigurisë mbi ofertën e Suedisë i shtohen edhe kundërshtimet e vetë Turqisë mes akuzave se Stokholmi është shumë i butë ndaj grupeve që ajo i konsideron si organizata terroriste.

anetaresimi i finlandes ne nato

Sondazh

Poll