Bota

Zelenskyy viziton Zaporizhzhia, takohet me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore

Grossi shkroi në Twitter se ai ndodhet po ashtu  në Zaporizhja, atje ku takoi Zelenskyy-n, me të cilin diskutoi për mbrojtjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili mbahet nga forcat ruse.

27 Mars 2023, 21:27 Nga A.B
Zelenskyy viziton Zaporizhzhia, takohet me shefin e Agjencisë
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, bëri një vizitë të papritur në pozicionet e vijës së parë të frontit në rajonin e Zaporizhjës, ku gjithashtu u takua me shefin e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore (IAEA), Rafael Grossin.

Zyra e Zelenskyt tha në një deklaratë se presidenti takoi trupat "në pozicionet e vijës së parë" në dhe i nderoi ata me medalje shtetërore, si dhe i informoi për "situatën aktuale në vijën e frontit”.

Më pas, Grossi shkroi në Twitter se ai ndodhet po ashtu  në Zaporizhja, atje ku takoi Zelenskyy-n, me të cilin diskutoi për mbrojtjen e centralit më të madh bërthamor të Evropës, i cili mbahet nga forcat ruse.

Ky central bërthamor - më i madhi në Evropë dhe ndër dhjetë më të mëdhenjtë në botë - ka qenë një nga shënjestrat e ushtrisë ruse prej nisjes së luftës në Ukrainë, në fund të muajit shkurt të vitit të kaluar.

 

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll