Bota

E rëndë në Brazil/ 13-vjeçari vret me thikë mësuesen e tij, plagos 5 të tjerë, DETAJE nga ngjarja

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës në qytetin e Sao Paulos.  Adoleshenti është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje nën shoqërinë e prindërve të tij.

27 Mars 2023, 20:24 Nga a.l
E rëndë në Brazil/ 13-vjeçari vret me thikë
Vrasje në Brazil

BRAZIL- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Brazil. Mediat e huaja raportojnë se një 13-vjeçar ka vrarë me thikë mësuesen e ttij ndërsa ka plagosur 5 të tjerë, 3 mësues dhe 2 shokë të klasës. Ngjarja ka ndodhur në ambientet e shkollës në qytetin e Sao Paulos.  Adoleshenti është dërguar në komisariat për t'u marrë në pyetje nën shoqërinë e prindërve të tij.

Mësuesit e tjerë të prekur janë jashtë rrezikut për jetën dhe lëndimet e nxënësve ishin të lehta. Sekretari i Arsimit në Sao Paulo, Renato Feder, shtoi se do të shpallet një periudhë zie treditore për nder të mësuesit që vdiq. Feder tha se është shumë herët për të spekuluar mbi motivin e sulmit dhe se policia do të hetojë.

vrasje ne brazil

Sondazh

Poll