Bota

Bosi kolumbian i drogës i vrau burrin, gruaja e bën të bjerë në dashuri me të dhe më pas ia dorëzoi...Policisë!

Gruaja– emri i së cilës nuk bëhet me dije – kishte humbur partnerin e saj nga dora e ‘Juanchos’, ndaj dhe kishte vendosur që ta bënte të dashurohej me të. 

27 Mars 2023, 20:17 Nga k.m.
Bosi kolumbian i drogës i vrau burrin, gruaja e bën të bjerë
Juancho

KOLUMBI- Rubén Darío Viloria Barrios, alias 'Juancho', u kap falë guximit të një gruaje. Rubén ishte një trafikant droge që kërkohej nga Interpoli sepse akuzohej se kalonte një ton e gjysmë kokainë në muaj nga Amerika Qendrore në Shtetet e Bashkuara. Sipas mediave të huaja, gruaja– emri i së cilës nuk bëhet me dije – kishte humbur partnerin e saj nga dora e ‘Juanchos’, ndaj dhe kishte vendosur që ta bënte të dashurohej me të. 

Për ta bërë këtë, ajo përdori hijeshitë e saj për ta bërë të zotin e drogës të binte në dashuri me të. Edhe pse ishte një plan i gjatë, ajo përfundimisht mundi të merrte prova për krimet e tij, të cilat më pas ia kaloi Komandës së Operacioneve Speciale të policisë.

Pas disa muajsh monitorimi, ajo u organizua të takohej me Juancho në Montería ku autoritetet mundën ta kapnin atë. E vendosur për gjithçka, kjo grua ia arriti qëllimit.

Kush është Rubén Darío Viloria Barrios, alias 'Juancho'?

'Juancho' është një trafikant droge që përdori si front profesionin e tregtarit, besimtarit dhe praktikuesit të fjalës së Zotit në komunën Ciénaga de Oro, në Kordobë. Rubén kishte marrë pjesë në vrasjet e shumta në San Carlos në fillim të vitit 2023, mes tyre dhe partneri i gruas misterioze. 

juancho

Sondazh

Poll