Bota

Trazirat në Izrael/ Netanyahu 'reflekton', pezullon reformën në drejtësi për një muaj

Pak ditë më parë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad, kishte kërkuar një pauzë për një muaj në procesin e reformës në drejtësi. 

27 Mars 2023, 18:29 Nga a.l
Trazirat në Izrael/ Netanyahu 'reflekton', pezullon reformën
Benjamin Netanyahu

IZRAEL- Mes reagimeve dhe protestave masive, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka vendosur të pezullojë për një muaj promovimin e reformës së diskutueshme në drejtësi. Mediat e huaja raportojnë se, sipas partisë së ekstremit të djathtë “Sionizmi Fetar”, me të cilën bashkëqeveris Netanyahu, reforma do të diskutohet në një seancë të re të Knesset-it, e cila do të zhvillohet pas Pashkës hebreje. 

Kreu i “Sionizmit Fetar”, Itamar Ben-Gvir është mbështetësi më i flaktë i reformës dhe rrezikon që nëse Netanyahu tërhiqet nga projektligji, qeveria të bjerë. Pak ditë më parë ish-ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallad, kishte kërkuar një pauzë për një muaj në procesin e reformës në drejtësi. Megjithatë, pak më vonë Yoav Gallad u shkarkua nga qeveria Netanyahu, gjë që shkaktoi një përshkallëzim të mëtejshëm situatës politike në vend. 

protesta ne izrael benjamin netanyahu

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:46 A.B

Skocia zgjedh kryeministrin e ri

Humza Yousaf SKOCI- Skocia ka një lider të ri: Humza Yousaf. Edhe pse 38 vjeç, ai është kreu i ri i partisë ...