Bota

Festa të çmendura në 'AirBnb'/ Qytetarët në Britani ankohen për zhurmat, ia drejtojnë gishtin Rishi Sunak, kryeministri detyrohet të marrë masa

Jones, ish-pub-i lokal i të cilit është kthyer në një qira të madhe Airbnb, tha këto vende u jepen nga pronarët grupeve të njerëzve pa asnjë kontroll.

27 Mars 2023, 18:11 Nga a.l
Festa të çmendura në 'AirBnb'/ Qytetarët në
Rishi Sunak

BRITANI- Kryeministri britanik Rishi Sunak është kritikuar për problemin e përdorimit të aprtamenteve 'Airbnb' të cilat shpesh pronotohen për festa të çmendura nga të rinjtë. Mediat e huaja raportojnë se, kreu i qeverisë Britanike ka shqyrtuar vendosjen e gjobave me 4 shifra për pronarët dhe të ftuarit nëse shkelin rregullat e qetësisë publike dhe krijojnë probleme për komunitetin. Jeff Jones i tha kryeministrit se kishte probleme në periferi të Great Baddow, një zonë e vogël mjaft e bukur. Jones, ish-pub-i lokal i të cilit është kthyer në një qira të madhe Airbnb, tha këto vende u jepen nga pronarët grupeve të njerëzve pa asnjë kontroll, shkruan The Guardian. 

Ata mund të hyjnë dhe mund të përdorin objektet atje – në këtë rast të veçantë ata kanë vaskë të nxehtë me 10 persona dhe dhoma karaoke.  Sjellja antisociale dhe veçanërisht shqetësimi i zhurmës mund të vazhdojë gjatë natës dhe nuk ka asnjë kufizim, dhe mendoj se ata me të vërtetë duhet të trajtojnë problemin që po shkaktojnë këto, ndoshta me hyrjen e disa rregulloreve, "tha ai. 

Pas ankesave të qytetarëve, kryeministri britanik u zotua se do të merrte masa, pikësë pari duke iu bërë thirrje policëve të ndëshkojnë çdo rast të tillë dhe të vendosin gjobat ndaj përgjegjësve, qoftë pronarëve të apartamenteve apo edhe të ftuarëve të cilët prishin qetësinë publike me festat e çmendura. Gjobat do të arrijnë deri në 1000 £. 

rishi sunak

Sondazh

Poll

Bota 27 Mars 2023, 16:46 A.B

Skocia zgjedh kryeministrin e ri

Humza Yousaf SKOCI- Skocia ka një lider të ri: Humza Yousaf. Edhe pse 38 vjeç, ai është kreu i ri i partisë ...

Bota 27 Mars 2023, 16:22 k.m.

Rishfaqet Jack Ma!

Jack Ma KINË- Miliarderi kinez Jack Ma, themeluesi i gjigantit të tregtisë elektronike Alibaba u rishfaq sërish në publik pasi u z...