Bota

Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në Londër, nis seancën kundër Daily Mail dhe Associated

Harry është në mesin e një grupi personash të famshëm që kanë ngritur padi kundër botuesit të gazetës The Daily Mail dhe gazetës Associated.

27 Mars 2023, 11:33 Nga I.A
Princi Harry mbërrin në Gjykatën e Lartë në
Princ Harry

ANGLI- Princi Harry ka mbërritur në Gjykatën e Lartë ndërsa nisin procedurat ligjore ndaj akuzave për përgjim telefonash dhe shkeje privatësie. Harry është në mesin e një grupi personash të famshëm që kanë ngritur padi kundër botuesit të gazetës The Daily Mail dhe gazetës Associated.

Gazeta Associated mohon akuzat dhe seanca paraprake në Gjykatën e Lartë që fillon sot, do të shqyrtojë argumentet ligjore ku një gjyqtar do të vendosë nëse do të shkojë më tej. Pamjet treguan një princ të qeshur të rrethuar nga truproja duke mbërritur në Gjykatën Mbretërore të Drejtësisë në Londrën qendrore, të veshur me një kostum, kravatë dhe pallto të zezë dimri.

Harry së bashku me të tjerë, duke përfshirë aktoret Elizabeth Hurley dhe Sadie Frost, Sir Elton John dhe bashkëshortin e tij, regjisorin David Furnish dhe baroneshën Doreen Laërence nga Clarendon OBE kanë ngritur padi për shkelje privatësi, pasi dyshohet se telefonatat e tyre janë përgjuar. 

princi harry elizabeth hurley sir elton john david furnish

Sondazh

Poll