Bota

Transporti “paralizohet” në Gjermani/ Sindikata Verdi ngre problemet jetike të punëtorëve

Sindikata gjermane “Verdi” ka theksuar se kërkesa për paga më të larta në kushtet e inflacionit të lartë është një “çështje mbijetese” për punëtorët.

27 Mars 2023, 10:56 Nga I.A
Transporti “paralizohet” në Gjermani/ Sindikata Verdi ngre
Aeroporti

GJERMANI- Greva më e madhe e viteve të fundit në sektorin e transportit po zhvillohet sot në Gjermani. Sindikata gjermane “Verdi” ka theksuar se kërkesa për paga më të larta në kushtet e inflacionit të lartë është një çështje "mbijetese” për punëtorët. Aksioni i grevës tashmë ka nisur dje të dielën në aeroportin e Mynihut, ku janë shënuar shumë anulime fluturimesh. Operatori gjerman hekurudhor Deutsche Bahn dënoi aksionin e grevës dhe i bëri thirrje sindikatës të kthehet në tryezën e bisedimeve.

“Njerëzit jo vetëm që paguhen pak, por janë të rraskapitur pa shpresë ”, thotë zFrank Wernecke , kreu i sindikatës Verdi.

Greva ka nisur pak pas mesnate dhe do të prekë transportin gjatë gjithë ditës së sotme. Sindikata Verdi përfaqëson rreth 2.5 milionë punonjës të sektorit publik, duke përfshirë punonjësit e transportit dhe aeroportit. Sindikata EVG përfaqëson rreth 230,000 punonjës në Deutsche Bahn dhe kompanitë e autobusëve. Sindikata Verdi kërkon një rritje pagash prej 10.5%, që përkthehet në të paktën 500 euro më shumë në muaj, dhe EVG kërkon një rritje prej 12%, që përkthehet në të paktën 650 euro më shumë në muaj.

greva ne gjermani

Sondazh

Poll