Bota

Përleshje mes dy familjeve/ Plagosje në Prishtinë, qëllohet 52-vjeçari (EMRI)

Motivi i këtij rasti është akoma i panjohur, por ajo që dihet është se Policia ka nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

27 Mars 2023, 10:18 Nga I.A
Përleshje mes dy familjeve/ Plagosje në Prishtinë, qëllohet
Policia

KOSOVË- Një person ka mbetur i plagosur mbrëmë në Hajvali të Prishtinës. Policia njoftuar se deri te plagosja erdhi si pasojë e një përleshje mes dy familjeve. Mediat në Kosovë kanë bërë me dije se personi që mbeti i plagosur është Enver Pacolli rreth 52-vjeçar. Motivi i këtij rasti është akoma i panjohur, por ajo që dihet është se Policia ka nisur hetimet që zbardhin rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

“Është raportuar për një përleshje në mes të dy  familjeve, njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja dhe një fishek të pa shkrepur. Një i dyshuar mashkull kosovar, i cili dyshohet se ka kryer plagosjen, është lokalizuar. I njëjti i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në spital pasi që ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit i dyshuari mbetet i shtrirë në spital nën sigurimin e policisë”, njofton policia.

 

enver pacolli plagosje ne prishtine

Sondazh

Poll