Bota

Shpëtimi i 4 alpinistëve serbë, Blic: U angazhuan më shumë se 50 policë shqiptarë

Po ashtu theksohet se për shpëtimin e serbëve janë angazhuar mbi 50 policë si dhe një helikopter.   

27 Mars 2023, 09:32 Nga I.A
Shpëtimi i 4 alpinistëve serbë, Blic: U angazhuan më
Momenti i shpetimit

SERBI- Mediat serbe i kanë bërë një artikull shpëtimit të 4 alpinistëve serbë në Malin e Jezercës. Në shkrimin e Blic theksohet se4 serbët i kanë mbijetuar një drame të vërtetë duke tentuar që të ngjisin majën e Jezercës. Po ashtu theksohet se për shpëtimin e serbëve janë angazhuar mbi 50 policë si dhe një helikopter.   

Shkrimi i Plotë:

Katër alipinistë serbë i kanë mbijetuar një drame të vërtetë dje gjatë ngjitjes në pikën më të lartë të malit të jezercës nga luginat e Valbonës dhe Thethit. Ata kanë ngecur në një mal të mbuluar me borë dhe njëri prej tyre ka rënë nga lartësia dhe ka plagosur rëndë gjymtyrët, ndaj është dërguar me helikopter në spitalin e Tiranës.

Policia shqiptare bëri të ditur se alipisti i plagosur ishte nën mbikëqyrjen e mjekut dhe se pas plagosjes nuk mund të lëvizte. Më shumë se 50 policë morën pjesë në operacionin e shpëtimit. Ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ka postuar në llogarinë e tij në Facebook foto dramatike nga ky aksion,

alpinistet serbe bllokohen ne valbone

Sondazh

Poll