Bota

Ivica Daçiç: Serbia ka lënë të hapur mundësinë për t’i vendosur sanksione Rusisë

Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë nga pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.

27 Mars 2023, 08:32 Nga I.A
Ivica Daçiç: Serbia ka lënë të hapur
Ivica Daçiç

SERBI- Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiç ka theksuar se Serbia ka lënë të hapur mundësinë për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Daçiç u shpreh se kjo mund të ndodhë nëse qytetarët dhe ekonomia serbe mund të vuajnë nga pasojat e mos vendosjes së sanksioneve.

“Ne kemi thënë gjithmonë dhe e themi tani, se do të monitorojmë se si vendimi për të mos vendosur sanksione ndaj Rusisë reflekton në ekonominë tonë dhe gjithmonë e kemi lënë të hapur mundësinë që ajo të ndryshojë nëse ekonomia jonë dhe qytetarët tanë fillojnë të pësojnë dëme të pariparueshme”, theksoi ai.

ivica daçiç lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll