Bota

BE i kërkon Bjellorusisë të mos i marrë armët bërthamore ruse: Do ju vendosim sanksione!

Njoftimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi.

26 Mars 2023, 18:58 Nga k.m.
BE i kërkon Bjellorusisë të mos i marrë armët
Josep Borrell

BRUKSEL- Bashkimi Europian i ka kërkuar Bjellorusisë të mos i mbajë armët bërthamore ruse, duke thënë se mund të përballet me sanksione të mëtejshme nëse e bën këtë. Shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, shkroi në Twitter se: Që Bjellorusia të mbajë armët bërthamore ruse do të nënkuptonte një përshkallëzim të papërgjegjshëm dhe kërcënim për sigurinë evropiane. BE-ja është e gatshme të përgjigjet me sanksione të mëtejshme.

Njoftimi vjen pasi presidenti rus Vladimir Putin njoftoi të shtunën se Moska planifikon të vendosë armë taktike bërthamore në Bjellorusi. NATO qortoi Moskën për retorikën e saj bërthamore "të rrezikshme dhe të papërgjegjshme", ndërsa Ministria e Jashtme e Ukrainës ka kritikuar gjithashtu planet bërthamore të Rusisë dhe bëri thirrje për një seancë urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për të adresuar kërcënimin e mundshëm.

josep borrell

Sondazh

Poll

Bota 26 Mars 2023, 17:27 k.m.

Ripunohen romanet e Agatha Christie

  Agatha Christie   BRITANI E MADHE- Disa romane të Agatha Christie janë redaktuar për të hequr gjuhën fyese. "The Gua...