Bota

"Nata më e çmendur e jetës sime"/ Nuk arriti të shkonte në maternitet, e reja lind në ashensorin e pallatit (VIDEO)

E emocionuar dhe me vajzën e saj në krahë, Barbara tregon se ajo filloi të ndjente kontraktime rreth mesnatës dhe më pas thirri bashkëshortin e saj Laercio Amaro Alves, 36 vjeç, për ta dërguar në martenitet.

26 Mars 2023, 14:00 Nga a.l
"Nata më e çmendur e jetës sime"/ Nuk arriti të
E reja lind në ashensorin e pallatit

BRAZIL- Barbara Trindade Passos Casela, 34 vjeç tregon e ka përjetuar natën më të çmendur të jetës së saj pasi lindi një vajzë, në këmbë, në ashensorin e godinës ku jeton, në lagjen Jardim Tropical, në Cuiaba, pasi nuk arriti të shkonte në martenitet. Ngjarja sa e pazakontë aq edhe emocionuese ndodhi rreth orës 2:18 të mëngjesit. Lindja zgjati dy orë dhe foshnja lindi në 37 javë e katër ditë.

E emocionuar dhe me vajzën e saj në krahë, Barbara tregon se ajo filloi të ndjente kontraktime rreth mesnatës dhe më pas thirri bashkëshortin e saj Laercio Amaro Alves, 36 vjeç, për ta dërguar në martenitet. Foshnja, e cila ka lindur para kohe, është quajtur Joana Casela Amaro për nder të gjyshes së saj nga babai.

Nëna tha se lindja e fëmijës ishte planifikuar për në fund të marsit. Ajo kujton se i shoqi telefonoi fqinjin dhe nënën e saj, Deise Maria Trindade Passos, 58 vjeçe, e cila jeton disa blloqe larg shtëpisë së saj. Ka qenë nëna, një infermiere, e cila ka dhënë ndihmën e parë në shtëpi dhe në ashensor. Pasi lindi vogëlushja Joana, prindërit dhe gjyshja patën kohë vetëm t'ia tregonin vajzën vëllait të saj të madh, Petrus Casela Amaro, 4 vjeç.

"Nata më e çmendur e jetës sime"/ Nuk arriti të
Petrus Casela Amaro

Më pas, me Joanën të mbështjellë me një peshqir në krahët e nënës së saj, bashkëshorti dhe vjehrra thirrën spitalin për të kryer procedurat mjekësore. Menjëherë pas mbërritjes në spital, Barbara dhe Joana u shtruan.  Babai Laercio tha se Joana është adrenalinë e pastër. 

"Nata më e çmendur e jetës sime"/ Nuk arriti të
Familja

"Kjo vajzë do të jetë zhurma e familjes. Joana më mësoi se tani nuk jam më 'unë' që planifikoj gjërat, por 'ne planifikojmë'", tha ai. 

 

bárbara trindade passos casela

Sondazh

Poll