Bota

Digjen dy makina me targa serbe në Kosovë, gjen një shishe benzinë në vendngjarje

Pronari i makinave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një shishe me benzinë.

26 Mars 2023, 09:41 Nga I.A
Digjen dy makina me targa serbe në Kosovë, gjen një shishe
Foto ilustruese

KOSOVË- Dy makina me targa serbe janë përfshirë nga zjarri në Leposaviç të Kosovës. Pronari i makinave ka arritur ta lokalizojë zjarrin, ndërsa në vendin e ngjarjes është gjetur dhe një shishe me benzinë. Policia bën me dije se rasti është duke u hetuar.

Njoftimi i policisë:

SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM/Leshak, Leposaviç 25.03.2023, 23:22. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy veturat e tij me targa civile të shtetit të Serbisë janë përfshi nga zjarri dhe i njëjti ka arrit që ta lokalizoj zjarrin. Në vendin e ngjarjes është gjetur një shishe me derivate (benzinë) me të cilën dyshohet se persona të panjohur ia kanë vënë flakën veturave. Rasti nën hetime.

 

digjen makinat ne kosove

Sondazh

Poll