Bota

Statuja e Michaelangelos hap debat, prindërit detyrojnë drejtorin e shkollës të dorëhiqet: I ekspozoi fëmijëve ndaj pornografisë

Ankesa erdhi pas një ore mësimore të artit të Rilindjes, ku nxënësve të klasës së gjashtë, të moshës 11 dhe 12 vjeç, ju tregua statuja e Mikelanxhelos.

25 Mars 2023, 23:44 Nga F.M
Statuja e Michaelangelos hap debat, prindërit detyrojnë drejtorin e
Statuja e Michaelangelos

SHBA- "Të tregosh të gjithë statujën e Davidit është e papërshtatshme për një moshë të caktuar. BBC shkruan se një drejtor i një shkolle në Florida është detyruar të japë dorëheqjen pasi një prind u ankua se nxënësit e klasës së gjashtë ishin ekspozuar ndaj pornografisë.

Ankesa erdhi pas një ore mësimore të artit të Rilindjes, ku nxënësve të klasës së gjashtë, të moshës 11 dhe 12 vjeç, ju tregua statuja e Mikelanxhelos.

Statuja ikonë e Davidit, figurës biblike që vret gjigantin Goliath, është një nga më të famshmet në historinë perëndimore.

Por një prind u ankua se materiali ishte pornografik. Kryetari i bordit të shkollës tha gjithashtu se prindërit kanë të drejtë të dinë sa herë që fëmija i tyre po mësohet për një temë dhe foto të diskutueshme.

michelangelo

Sondazh

Poll