Bota

Rritet numri i viktimave nga tornadoja në SHBA, Missisipi shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit tha përmes një postimi në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga agjencitë lokale dhe shtetërore ndodhen në terren për të ndihmuar viktimat e prekura nga tornadoja.

26 Mars 2023, 08:19 Nga I.A
Rritet numri i viktimave nga tornadoja në SHBA, Missisipi shpall gjendjen e
Pasojat e tornados

ANGLI- Të paktën 26 persona kanë vdekur në Misisipi dhe Alabama pasi një tornado shpërtheu në shtetet jugore të SHBA. Përpjekjet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë dhe qeveria e shtetit të Mississippi ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit tha përmes një postimi në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga agjencitë lokale dhe shtetërore ndodhen në terren për të ndihmuar viktimat e prekura nga tornadoja.

Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornadoja shkaktoi dëme rreth 60 milje (96 kilometra) në verilindje të qytetit të Xheksonit, në Misisipi. Në qytetet rurale të Rolling Fork si dhe Silver Siti u raportuan shkatërrime pasi tornadoja përfshiu verilindjen me shpejtësi prej 113 km/h dhe pa u dobësuar, duke u shtrirë më tej drejt qyteteve të shtetit të Alabamës, përfshirë qytetet Winona dhe Amory.

Stuhia, ishte e llojit që prodhoi tornadot më vdekjeprurëse dhe breshrin më të dëmshëm në Shtetet e Bashkuara, tha një profesor i meteorologjisë në Universitetin e Ilinoisit Verior, Walker Ashley. Meteorologët parashikuan një rrezik të madh për tornado një javë përpara. Ekspertët e tornados kanë paralajmëruar për ekspozim në rritje të rrezikut në rajon për shkak të njerëzve që ndërtojnë shumë. Qendra e parashikimit të stuhisë paralajmëroi se kërcënimi më i madh i tornadove do të vinte në disa pjesë të Arkansas, Luiziana, Misisipi dhe Tenesi.

tornado ne shba

Sondazh

Poll