Bota

“Sulm miqësie” nga Turqia në Greqi në festën kombëtare të 25 marsit

Fillimisht ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, më pas ambasada turke, e cila bashkoi zërin e saj me shumë ambasada të tjera në Greqi, për tu ndjekur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me një letër drejtuar Kyriakos Mitsotakis.

26 Mars 2023, 08:43 Nga I.A
“Sulm miqësie” nga Turqia në Greqi në festën
Mitsotakis dhe Erdogan

GREQI- Konvertimi i lidershipit politik turk, i cili i dërgoi mesazhe urimeve Greqisë për festën kombëtare të 25 marsit, ditës së pavarësisë nga Turqia, duket mbresëlënës aq edhe i paprecedentë. Fillimisht ministri i Jashtëm Mevlut Çavusoglu, më pas ambasada turke, e cila bashkoi zërin e saj me shumë ambasada të tjera në Greqi, për tu ndjekur nga presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, me një letër drejtuar Kyriakos Mitsotakis.

Tërmetet shkatërruese në Turqinë juglindore, me valën e solidaritetit nga shteti grek dhe individët privatë, si dhe tragjedia në Tempi që tronditi turqit, duket se kanë luajtur rolin e tyre.  Ndërkaq, ministri i Jashtëm, Nikos Dendias, në intervistën e tij për “Proto Thema” thekson se: Menjëherë pas tragjedisë së tërmeteve në Turqi dhe vizitës sime atje, kriminaliteti turk është kthyer në diçka inekzistente. Nuk ka shkelje në Egje, nuk ka fluturime në zonën tonë, nuk ka gjuhë toksike, nuk ka agresion verbal, nuk ka kërcënim për dhunë. Greqia ka thënë gjithmonë se kërkon dialog pikërisht në këto kushte. Ndaj ne duhet, e kemi detyrim nëse doni, t'i përgjigjemi një sjelljeje të tillë turke.

Urime nga lidershipi turk

Në letrën e tij të urimit,  Mevlut Cavusoglu , krahas urimeve drejtuar homologut të tij  Nikos Dendias për 25 marsin ai shprehet se ka besim se marrëdhëniet e mira fqinjësore që ekzistojnë aktualisht midis Greqisë dhe Turqisë do të konsolidohen në të ardhmen. Madje ai deklaron se është i vendosur të kontribuojë më tej në dinamikën pozitive të marrëdhënieve dypalëshe midis  Greqisë dhe Turqisë, e cila mbizotëron tani. 

Gjithashtu, ministri i Jashtëm turk falënderon edhe një herë qeverinë greke dhe popullin grek për solidaritetin dhe ndihmën që i ofruan Turqisë pas tërmeteve shkatërruese.  Në fund ai shpreh urimet më të mira për shëndet e lumturi personale, si dhe për mirëqenien e popullatës greke.  Ambasada turke në Athinë ndoqi shembullin , duke iu drejtuar popullit grek dhe qeverisë përmes Twitter.

“Urojmë popullin dhe qeverinë e Republikës së Greqisë për festën e tyre kombëtare”, thuhet në postim.

Sot u bë e ditur se një letër urimi i është dërguar nga Rexhep Tajip Erdogan kryeministrit Kyriakos Mitsotakis, me rastin e përvjetorit kombëtar të Revolucionit të 1821-shit.  Në të, presidenti i Turqisë, krahas urimeve për kryeministrin dhe popullin grek, shpreh falënderimet për qeverinë dhe popullin grek për solidaritetin që treguan, pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë.

"Jam i bindur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi mes vendeve tona do të zhvillohen më tej me përpjekjet tona të përbashkëta në periudhën e ardhshme. Shfrytëzoj rastin të përsëris urimet e mia më të mira si për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale, ashtu edhe për shëndetin dhe mirëqenien e popullit grek," vuri në dukje Recep Tayyip Erdoğan.

mevlut Çavusoglu recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll