Maqedonia e Veriut i dhuron Ukrainës 12 helikopterë luftarakë
Maqedonia e Veriut MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë...
Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornadoja shkaktoi dëme rreth 60 milje (96 kilometra) në verilindje të qytetit të Xheksonit, në Misisipi.
MISISIPI- Të paktën 23 persona humbën jetën në shtetin e Misisipit si pasojë e një tornadoje të fuqishme që preku pjesët jugore të Shteteve të Bashkuara, mbrëmjen e së premtes. Dhjetëra ndërtesa mbetën të shkatërruara.
Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Misisipit tha përmes një postimi në Twitter se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit nga agjencitë lokale dhe shtetërore ndodhen në terren për të ndihmuar viktimat e prekura nga tornadoja.
Shërbimi Kombëtar i Motit konfirmoi se tornadoja shkaktoi dëme rreth 60 milje (96 kilometra) në verilindje të qytetit të Xheksonit, në Misisipi.
Në qytetet rurale të Rolling Fork si dhe Silver Siti u raportuan shkatërrime pasi tornadoja përfshiu verilindjen me shpejtësi prej 113 km/h dhe pa u dobësuar, duke u shtrirë më tej drejt qyteteve të shtetit të Alabamës, përfshirë qytetet Winona dhe Amory.
Guvernatori i Misisipit, Tate Reeves përmes një postimi në Twitter e përshkroi atë që ndodhi si "një tragjedi".
Përmes një deklarate, Presidenti Joe Biden tha se kishte biseduar me guvernatorin, me Agjencinë Federale për Menaxhimin e Emergjencave (FEMA) dhe autoritetet lokale për të ofruar mbështetje federale për rimëkëmbje.
“Imazhet në Misisipi të thyejnë zemrën”, tha ai në deklaratë.
Sipas të dhënave të rrjetit që regjistron ndërprerjen e energjisë në Shtetet e Bashkara, rreth 40 mijë konsumatorë në shtetin Tenesi, 15 mijë konsumatorë në Misisipi dhe 20 mijë konsumatorë në shtetin e Alabamas kanë mbetur pa energji.
Marrë nga VOA
Maqedonia e Veriut MAQEDONIA E VERIUT- Maqedonia e Veriut ka vendosur që t’i dhurojë Ukrainës 12 helikopterët e saj luftarakë...
Rusi RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore ta...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti amerikan Donald Trump zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit e tij në kuadër të fushat...
Foto Ilustruese KOSOVË- Produktet për kujdes menstrual tatohen me 18 për qind në Kosovë. Aktivistet feministe e cilësojnë...
Lincoln Bloomfield SHBA- Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr., Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Politiko-Ushtarak...
BE KOSOVË- Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht dakordimi i arritur mes kryeministrit Albin Kurti ...
Gjermani GJERMANI- Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë tre persona dhe ka sh...
Kiev KIEV- Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas d...
Shpërthimi PENSILVANI- Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një ...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Në Mal të Zi kriza politike është thelluar së fundmi me një tjetër përplasje mes ...