S'e ndalin hetimet! Trump vijon fushatën presidenciale, takon mbështetësit në Teksas
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti amerikan Donald Trump zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit e tij në kuadër të fushat...
Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve.
RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, thotë se Moska ka arritur marrëveshje për të vendosur armë bërthamore taktike në territorin e aleates së ngushtë, Bjellorusisë, e cila kufizohet edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën. Agjencia shtetërore ruse e lajmeve, TASS, më 25 mars citoi Putinin të ketë pohuar se nuk ka “asgjë të pazakontë” sa i përket këtij hapi, dhe se ai nuk shkel traktatet ekzistuese kundër përhapjes së armëve bërthamore.
“Jemi marrë vesh me [=sundimtarin bjellorus, Aleksandër Lukashenko që të vendosim armë bërthamore taktike në Bjellorusi, pa shkelur regjimin e mospërhapjes”, është cituar të ketë thënë udhëheqësi rus, nga TASS.
“Këtu nuk ka asgjë të pazakontë: e para, Shtetet e Bashkuara e bëjnë këtë prej dekadash. Ata që shumë kohë kanë vendosur armët e tyre bërthamore taktike në territoret e vendeve aleate të tyre”, ka thënë ai. “Jemi pajtuar që edhe ne të bëjmë të njëjtën gjë”.
Putin ka shtuar se Rusia po ndërton një depo ushtarake në Bjellorusi, dhe se Moska nuk do t’ia kalojë autoriteteve të Minskut kontrollin e armëve.
Traktati kundër përhapjes së armëve bërthamore është një pakt i rëndësishëm, që ka për qëllim parandalimin e përhapjes së armëve bërthamore dhe teknologjisë së armëve, i cili është nënshkruar nga më shumë se 190 vende, dhe ka hyrë në fuqi më 1970.
Putin më 25 mars po ashtu kërcënoi me dërgimin e municioneve me uranium të varfëruar për ushtrinë ruse që po lufton në Ukrainë, nëse Perëndimi dërgon municione të tilla për Kievin. Një zyrtar britanik së voni ka sugjeruar se Londra mund ta bëjë një gjë të tillë.
“Rusia, sigurisht, ka kundërpërgjigjen. Pa ekzagjeruar, ne kemi qindra mijëra predha të tilla. Ne nuk i kemi përdorur ato ende”, ka thënë Putin në televizionin rus.
Ushtritë përdorin municionet me uranium të varfëruar për shkak të efikasitetit të tyre kundër tankeve dhe automjeteve të tjera të blinduara.
Marrë nga REL
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti amerikan Donald Trump zhvillon sot takimin e parë me mbështetësit e tij në kuadër të fushat...
Foto Ilustruese KOSOVË- Produktet për kujdes menstrual tatohen me 18 për qind në Kosovë. Aktivistet feministe e cilësojnë...
Lincoln Bloomfield SHBA- Ambasadori Lincoln Bloomfield Jr., Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Politiko-Ushtarak...
BE KOSOVË- Çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, përkatësisht dakordimi i arritur mes kryeministrit Albin Kurti ...
Gjermani GJERMANI- Një 61-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se ka plagosur me thikë tre persona dhe ka sh...
Kiev KIEV- Autoritetet e Kievit thonë se trupat ruse kanë marrë me forcë më shumë se 16 mijë fëmijë ukrainas d...
Shpërthimi PENSILVANI- Dy persona kanë mbetur të vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një ...
Dritan Abazoviç MALI I ZI- Në Mal të Zi kriza politike është thelluar së fundmi me një tjetër përplasje mes ...
Pamje nga protesta KOSOVË- Protesta e Partisë Socialdemokrate në kundërshtim të marrëveshjes së Ohrit. Pas fjalimit t&eu...
Pankarta KOSOVË-Partia Socialdemokrate ka nisur protestën e cila ka për qëllim kundërshtimin e marrëveshjes së Ohrit. ...