Art&Argëtim

FOTOT/ Eneda Tarifa dhe Gent Lasku nuk fshihen më, dalin publikisht si çift

Kjo është historia që Tarifa ka nisur pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, katër vite më parë. Dyshja u divorcuan, por vijojnë të kujdesen së bashku për vajzën e tyre.

25 Mars 2023, 17:39 Nga F.M
FOTOT/ Eneda Tarifa dhe Gent Lasku nuk fshihen më, dalin publikisht si
Eneda Tarifa dhe Gent Lasku

TIRANË- Këngëtarja Eneda Tarifa nuk fshihet më dhe e shijon hapur lidhjen e re me ish-basketbollistin Gent Lasku. Në fotot e publikuara nga Panorama, dyshja shihen teksa nuk ngurrojnë që të dalin edhe publikisht së bashku. Një natë më parë ata kanë qenë të pranishëm në një aktivitet të organizuar nga FSHF dhe janë shfaqur çift.

Kjo është historia që Tarifa ka nisur pas ndarjes nga bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja, katër vite më parë. Dyshja u divorcuan, por vijojnë të kujdesen së bashku për vajzën e tyre.

Genti Lasku është i njohur për publikun si basketbollist profesionist, pasi ka luajtur për klubin e Tiranës në Superligën Shqiptare të Basketbollit si dhe Kombëtaren e Shqipërisë.

eneda tarifa gent lasku

Sondazh

Poll