Art&Argëtim

“Vendimi i vështirë"/ Reese Witherspoon dhe Jim Toth i japin fund martesës, çifti drejt divorcit

Në postimin e ndarë me fansat çifti rrëfen se i kanë shijuar vitet e mrekullueshme së bashku dhe tani kanë mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku.

25 Mars 2023, 10:08 Nga f.i
“Vendimi i vështirë"/ Reese Witherspoon dhe Jim Toth i
Reese Witherspoon dhe Jim Toth

SHBA- Aktorja Reese Witherspoon dhe Jim Toth po divorcohen. Vendimi për ndarje vjen pasi cifti ka 12 vitesh martesë. Ishte aktorja ajo e cila e ndau lajmin, në një deklaratë të përbashkët me Toth në llogarinë e saj në Instagram. Në postimin e ndarë me fansat çifti rrëfen se i kanë shijuar vitet e mrekullueshme së bashku dhe tani kanë mirësi dhe respekt të ndërsjellë për gjithçka që kemi krijuar së bashku.

"Ne kemi disa lajme personale për të ndarë…Me shumë kujdes dhe konsideratë kemi marrë vendimin e vështirë për t’u divorcuar. Prioriteti ynë më i madh është djali ynë dhe e gjithë familja jonë ndërsa lundrojmë në këtë kapitull tjetër. Këto çështje nuk janë kurrë të lehta dhe janë jashtëzakonisht personale. Ne e vlerësojmë vërtet respektin e të gjithëve për privatësinë e familjes sonë në këtë kohë,"-thuhet në deklaratën e postuar nga aktorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Reese Witherspoon (@reesewitherspoon)

Çifti janë prindër të djalit, Tennessee James, 10 vjeç.

 

jim toth reese witherspoon

Sondazh

Poll