Art&Argëtim

ME VIDEO/ Mbështetës i ‘flaktë’ i Berishës, Luiz Ejlli tregon si e ndihmoi Benet Beci i PS-së në Shkodër: Është i paparë!

Ejlli thotë se Beci e ka ndihmuar në një moment të vështirë.

24 Mars 2023, 22:43 Nga F.M
ME VIDEO/ Mbështetës i ‘flaktë’ i Berishës, Luiz
Kiara Tito dhe Luiz Ejlli

TIRANË- Luiz Ejlli, që është kthyer në protagonistin e këtij edicioni të Big Brother VIP, ka shprehur vlerësimin e tij për kandidatin e Partisë Socialiste për qytetin e Shkodrës, Benet Beci. Teksa flet me moderatoren Kiara Tito, me të cilën ka krijuar një marrëdhënie brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Ejlli thotë se Beci e ka ndihmuar në një moment të vështirë.

Ai tregon se kandidati i PS-së e ka ndihmuar kur ka qenë pjesë e KESH (Korporata Elektroenergjetike Shqiptare), pavarësisht se këngëtari njihet si mbështetës i ‘flaktë’ i kryedemokratit Sali Berisha.

“Më ka ndihmuar shumë. Realisht, është shumë i mirë. Ka qenë administrator i KESH-it, tani është deputet i PS-së. u habita sepse unë kam qenë gjithmonë kështu, e ke parasysh SB, SB, është treguar i paparë. Atëherë kur s’ma mori mendja më ndihmoi. Është shkodran, dhe si shkodran…”- thotë Luizi.

 

luiz ejlli big brother albania

Sondazh

Poll