Sport

Ish-kryeministri Fredrik Reinfeldt u zgjodh president i Federatës Suedeze të Futbollit...

Ai do të pasojë Karl-Erik Nilsson, i cili mbajti postin e presidentit të Federatës Suedeze të Futbollit për 11 vjet.

25 Mars 2023, 15:40 Nga DOSJA

Ish-kryeministri Fredrik Reinfeldt u zgjodh president i Federatës Suedeze

SUEDI - Një ditë pas humbjes së rëndë të Suedisë në shtëpi ndaj Belgjikës (0-3), për kualifikimet në “Euro 2024”, federate e futbollit të këtij vendi nordik zgjodhi presidentin e saj të ri.

Ish-kryeministri suedez (2006-2014), Fredrik Reinfeldt u zgjodh në krye të futbollit të këtij vendi dhe pasoi Karl-Erik Nilsson, i cili mbajti postin e presidentit të Federatës Suedeze të Futbollit për 11 vjet.

Drejtuesi i ri i federatës mezi fitoi në kontekst të garës presidenciale: 143 vota kundër 111 të Lars-Christer Olsson, që gjithashtu ishte kandidat për të drejtuar futbollin e këtij vendi nordik.

Ish-kryeministri Fredrik Reinfeldt u zgjodh president i Federatës Suedeze

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll