Sport

Do ‘kokën’ e Shqipërisë! Kreu i federatës polake, i pakënaqur me humbjen në Çeki: “Pres një përgjigje të shpejtë të hënën”...

Cezary Kulesza ka folur në rrjetet sociale pas humbjes 3-1 në Çeki, në debutimin e trajnerit portugez, Fernando Santos

25 Mars 2023, 12:46 Nga DOSJA

Do ‘kokën’ e Shqipërisë! Kreu i federatës

POLONI - Fernando Santos debutoi këtë të premte në krye të kombëtares polake me një disfatë befasuese (1-3) ndaj Çekisë, në ndeshjen e parë të Grupit ‘E’ të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024.

Pak çaste pas përfundimit të takimit në Pragë, Cezary Kulesza, presidenti i Federatës Polake të Futbollit, ka lënë një mesazh në rrjetet sociale, duke kërkuar “përgjigje të shpejtë të hënën”.

"Nuk duhet të jetë kështu. Çekët ishin më mirë sot dhe ne nuk patëm shumë mundësi për të diskutuar (rezultatin). Pres një përgjigje të shpejtë të hënën,"- ka shkruar ai.

Do ‘kokën’ e Shqipërisë! Kreu i federatës

Kujtojmë se kundërshtari i radhës për Poloninë do të jetë kombëtarja e Shqipërisë. Ndeshja, që është planifikuar të zhvillohet të hënën e 27 marsit, në orën 20:45, në stadiumin PGE Narodowy të Varshavës, do të jetë debutuese edhe për trajnerin Sylvinho në pankinën kuqezi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll