Sport

VIDEO / Lukaku ka një mesazh për kritikët, me gjest dhe me 3-golëshin e sotëm!

Paraqitjet e tij me Interin nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, teksa shpesh herë është vënë në shënjestër si për mungesën e golave, ashtu edhe për mangësitë në kontrollin e topit.

24 Mars 2023, 23:12 Nga DOSJA
VIDEO / Lukaku ka një mesazh për kritikët, me gjest dhe me

BELGJIKE - Romelu Lukaku është një nga lojtarët më të kritikuar këtë sezon në Itali. Paraqitjet e tij me Interin nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, teksa shpesh herë është vënë në shënjestër si për mungesën e golave, ashtu edhe për mangësitë në kontrollin e topit. Por sulmuesi belg është shndërruar tërësisht sapo ka veshur fanellën e Kombëtares.


29-vjeçari ka shënuar sot tre gola në fitoren 3-0 kundër Suedisë.


Pas shënimit të golit të parë, belgu ka vendosur të përcjellë një mesazh edhe për kritikët e tij. Lukaku ka vendosur gishtin tregues përpara gojës së tij, duke i ftuar kritikuesit që të heshtin.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll