Bota

VIDEOJA që po bëhet virale/ Po fliste për pensionet, Macron ul duart poshtë tavolinës dhe heq orën 80 mijë euroshe, 'MASAKROHET' nga rrjeti

Gjesti ka ndodhur brenda pak sekondash gjatë intervistës, e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

24 Mars 2023, 20:37 Nga a.l
VIDEOJA që po bëhet virale/ Po fliste për pensionet, Macron ul
Emmanuel Macron

FRANCË- Në rrjet është duke qarkulluar me shpejtësi një video ku presidenti i Francës Emmanuel Macron shfaqet duke folur për reformën e pensioneve, teksa në dorë mban një orë që kap shifrën e çmendur prej 80 mijë eurosh. Siç shihet edhe në videon më poshtë, në një moment teksa ishte duke folur ai ul duart heq orën dhe më pas vijon deklaratën e tij. 

Gjesti ka ndodhur brenda pak sekondash gjatë intervistës, e cila ka sjellë reagime të shumta në rrjet.

Duke shmangur trazirat në vend, dje Presidenti Emmanuel Macron u është bashkuar liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel, për samitin e marsit. Francezët po protestojnë kundër reformës së pensioneve të miratuar nga qeveria “Macron”. Nisur nga muaji prill, francezët do të dalin në pension në moshën 64-vjeçare dhe jo 62 siç ishte më parë.

emmanuel macron

Sondazh

Poll