Politike

Përfundon mbledhja e Alibeajt, Jonila Godole dhe Roland Bejko propozohen kandidatura për Tiranën

Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kandidatura të përshtatshme janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Të dy propozohen që të garojnë për Tiranën. 

24 Mars 2023, 15:51 Nga k.m.
Përfundon mbledhja e Alibeajt, Jonila Godole dhe Roland Bejko propozohen
Foto ilustruese

TIRANË- Përfundon mbledhja e Alibeajt dhe mbështetësve. Gjatë takimit të sotëm u diskutua për daljen me një kandidat në zgjedhjet lokale të 14 majit, që sipas deputetëve të Partisë Demokratike, kandidatura të përshtatshme janë Jonila Godole dhe Roland Bejko. Të dy propozohen që të garojnë për Tiranën. 

Ndërkohë ditën e nesërme do të mblidhet edhe i ashtuquajturi Kolegji i Kryetarëve, të cilët do të propozojnë po ashtu kandidatura. E ndërkohë që Alibeaj nxjerr kandidatë të tjerë për Tiranë, pretendon se ka shtrirë dorën drejt Sali Berishës për të dalë me një garues të përbashkët. Deri më tani, pas procesit të Primareve, demokratët kanë zgjedhur që për Bashkinë e Tiranës përballë Erion Veliajt të garojë Belind Këlliçi. 

 

alibeaj mbledh kryesine 24 mars 2023

Sondazh

Poll