Politike

Rama takohet me sekretarin e Jashtëm britanik, Cleverly: Përtej çdo gjëje bashkëpunimi është thelbësor

Kryeministri Rama u prit në Londër një ditë më parë nga homologu britanik Rishi Sunak

24 Mars 2023, 12:44 Nga A.B
Rama takohet me sekretarin e Jashtëm britanik, Cleverly: Përtej
James Cleverly dhe Edi Rama

BRITANI E MADHE- Kryeministri Edi Rama është takuar ditën e sotme me Sekretarin e Jashtëm britanik, James Cleverly. Ky i fundit ka publikuar në Instagram një foto të përbashkët nga takimi mes tyre, duke shtuar se bashkëpunimi vijon mes dy vendeve pavarëisht çdo gjëje. 

“Përtej çdo gjëje tjetër, bashkëpunimi është thelbësor. Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria janë duke punuar së bashku për të promovuar sigurinë dhe begatinë e popujve tanë”, shkruan Cleverly.

 
 
 
 
 
Vieë this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by jamescleverly (@jamescleverly)

Edi Rama u prit në Londër një ditë më parë nga homologu britanik Rishi Sunak. Biseda mes tyre u fokusua në çështjet e emigracionit, sigurisë, krimit të organizuar dhe ekonomisë. Në një deklaratë të përbashkët pas takimit, kryeministrat Rama dhe Sunak zbuluan edhe çështjet për të cilat kanë rënë dakord.

edi rama rama ne britani

Sondazh

Poll