Politike

Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm me lista për Këshillat bashkiakë

Gjatë mbledhjes së kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD-së, Çupi ka theksuar se ata nuk duhet të dalin me kandidatura për kryebashkiak, por vetëm për këshilla bashkiak. 

24 Mars 2023, 14:50 Nga I.A
Dhurata Çupi në mbledhjen e Alibeajt: Duhet të dalim vetëm
Dhurata Çupi

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi ka deklaruar forca politike tek e cila ajo bën pjesë duhet që në zgjedhje të shkojë e bashkuar. Gjatë mbledhjes e thirrur nga Enkelejd Alibeaj, Çupi ka theksuar se ata nuk duhet të dalin me kandidatura për kryebashkiak, por vetëm për këshilla bashkiak.

“Së pari ne duhet të mbajmë strukturat unike dhe fakti që kemi mendim po thuajsë gjysmë për gjysmë kemi rrezikun që të ndahemi edhe një here e mund të zvogëlohemi përsëri. Kjo është përgjegjësi direkt e juaja Enkelejd dhe Gaz. Ju duhet të jeni përbashkues. Së dyti kam refuzuar sulmet e foltores si të shitur e të blerë dhe sot refuzoj akuzat këtu që ne që kemi mendim ndryshe të konsiderohemi që shohim interesat tona. Këtë e refuzoj edhe këtu. Më dhemb PD dhe do bëj çmos të rritet PD dhe të bashkohet sa të mundet. Ne kemi optimizmin të dalim me listën e këshillave bashkiak dinjitoze dhe figura dinjitoze dhe të votohemi shumë më shume se partitë e tjera. Ndërkohë nuk duhet te dalim me kandidatura për kryetar bashkie. Dhe këtë e kam për të mirën e PD dhe të bashkimit,”- tha Çupi.

dhurata Çupi

Sondazh

Poll