Politike

Mbledhja e Alibeajt/ Jorida Tabaku: Të futemi në zgjedhje me kandidatë unikë, s'kërkoj votë kundër kolegëve

Tabaku ka theksuar se ata kundërshtar kanë Ramën dhe se ajo nuk ka ndërment që të kërkojë kundër kolegëve të saj.

24 Mars 2023, 15:07 Nga I.A
Mbledhja e Alibeajt/ Jorida Tabaku: Të futemi në zgjedhje me
Jorida Tabaku

TIRANË- Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka deklaruar se në zgjedhjet e 14 majit duhet që dalin me kandidatë unikë, duke kërkuar kështu bashkimin me garuesit e dalë nga Primaret e kryedemokratit Sali Berisha. Gjatë mbledhjes së kërkuar nga Enkelejd Alibeaj, Tabaku ka theksuar se demokratët kanë një kundërshtar të përbashkët që është kryeministri Edi Rama. Por theksoi mbi të gjitha se ajo nuk do dalë në fushatë që të kërkojë votë kundër kolegëve të saj.

“Kam të njëjtin qëndrim që kisha në shtator. Opozita duhet të dalë me kandidatë unikë. Nuk duhet në asnjë mënyrë që ne të bëjmë betejë kundër nesh. Ne kemi një kundërshtar, kemi qeverinë dhe asnjë arsye e asnjë justifikim të jemi ne ato që përçajnë votën e opozitës. Ne duhet të mbrojmë logon e PD, të nxjerrim PD si alternativë në këto zgjedhje. Nuk e bëj dot që të kërkoj votën kundër kolegëve të mi. Nuk kam asnjë dyshim që ne për të fituar duhet të jemi bashkë dhe më shumë se kaq”, tha Tabaku.

jorida tabaku enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll