Politike

Zgjedhjet lokale/ Këlliçi dhe Boçi lënë mandatet, drejt garës për kryebashkiak

Në zgjedhjet e 14 majit, Boçi do të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasanit, Gledjen Llatjan, ndërsa Këlliçi, kryebashkiakun Erion Veliaj. 

24 Mars 2023, 12:46 Nga k.m.
Zgjedhjet lokale/ Këlliçi dhe Boçi lënë mandatet,
Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi

TIRANË- Demokratët Belind Këlliçi dhe Luçiano Boçi nga sot nuk janë më deputet të Kuvendit të Shqipërisë pasi që të dy kanë dorëzuar mandatin e deputetit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Kështu të dy do të garojë përkatësisht për marrjen e kreut të bashkitë e Tiranës dhe Elbasanit, në zgjedhjet e 14 Majit.

Këlliçi do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës ndërsa Boçi për atë të Elbasanit. Në zgjedhjet e 14 majit, Boçi do të ketë përballë kryetarin aktual të Bashkisë Elbasanit, Gledjen Llatjan, ndërsa Këlliçi, kryebashkiakun Erion Veliaj. Të tjerë deputetë do të japin dorëzojnë mandatet në ditët në vijim, mes tyre nga ana e PD-së, pritet Zef Hila të lërë mandatin e deputetit për të garuar për bashkinë e Vaut të Dejës ndërsa vendin e tij në Kuvend pritet ta zërë Ludovik Hasani.

Largime nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të bëhet nga ana e Partisë Socialiste. "E majta" pritet në 25 mars zyrtarizojë emrat, por prej tyre pritet të lënë mandatet Benet Beci, që përflitet për Shkodrën dhe Besjan Ajazi për Gramshin.

belind kellici luciano boci

Sondazh

Poll