Sport

Reagimi befasues i Cancelos, kur iu tha se trajneri Nagelsmann është shkarkuar…

Portugezi e mori vesh shkarkimin e trajnerit të tij pas ndeshjes Portugali-Lihtenshtajn

24 Mars 2023, 07:11 Nga DOSJA
Reagimi befasues i Cancelos, kur iu tha se trajneri Nagelsmann është

PORTUGALI - Lajmi bombastik i shkarkimit të Julian Nagelsmann nga posti i trajnerit të Bayernit dhe ardhja e Thomas Tuchel në pankinën e gjigantit gjerman është përhapur si flake, pas njoftimit nga Bild dhe Fabrizio Romano .

Informacioni ka dalë teksa po luheshin ndeshjet e ditës së parë të fazës kualifikuese për “Euro 2024” dhe disa lojtarë nuk e kanë marrë vesh deri në përfundimin e ndeshjeve të tyre lajmin. Ky është rasti edhe i Joao Cancelo, lojtar i Cityt, i huazuar te Bayern, i cili e ka dëgjuar lajmin në një intervistë në fushë, pas fitores ndaj  Lihtenshtajnit .

Mbrojtësi i krahut ka mbetur pak i shtangur kur gazetari i thotë lajmin: "Nuk e dija, nuk e dija. Jam pak i befasuar, po, faleminderit Nagelsmann. Ishte ai që më bëri të nënshkroja për Bayernin. Nuk e prisja, por do t’i uroja gjithë fatin e botës për të. Tani më duhet të përpiqem të përshtatem me konceptet e trajnerit të ri. Tani po hyjmë në fazën vendimtare të sezonit dhe Bayern është një ekip që dëshiron të fitojë gjithçka”,- tha ai.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll