Sport

“Azzurët” nderuan Viallin në ndeshjen kundër Anglisë, me një gjest të veçantë!

Kombëtarja e Italisë, në ndeshjen e saj të parë që nga vdekja e Gianluca Vialli, do të nderojë kujtimin e tij në ndeshjen hapëse të kualifikimeve të Euros kundër Anglisë.

23 Mars 2023, 21:01 Nga DOSJA
“Azzurët” nderuan Viallin në ndeshjen kundër

ITALI - Me një derbi nisin kualifikueset për Euro 2024. Në një “revansh” të finales së garës së mëparshme, bartësja e trofeut Italia do të përballet sonte (20:45) me finalisten e turneut 2020, Angli, në Napoli. Kjo do të jetë ndeshja e parë e Azzurrëve që nga humbja e ikonës Gianluca Viali dhe kombëtarja e vendit të tij po kërkon ta nderojë atë.

Lojtarët e Italisë do të veshin fanella që do të kenë një print ku shkruhet "Luca, Azzurro përgjithmonë". Vialli ka konkurruar 59 herë me stemën kombëtare, ndërsa ka qenë edhe anëtar i stafit të Roberto Mancinit vitet e fundit.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll