Sport

Rusia do të luajë për herë të parë në shtëpi, që nga fillimi i luftës në Ukrainë…

Rivali i tij do të jetë skuadra e Irakut në Shën Petersburg, por më parë ekipi i Karpinit do të përballet me Iranin në Teheran.

23 Mars 2023, 17:12 Nga DOSJA
Rusia do të luajë për herë të parë në

RUSI - Skuadra ruse e futbollit do të luajë një miqësore kundër Irakut në Shën Petersburg të dielën, ndeshjen e parë në shtëpi, që nga fillimi i fushatës ushtarake të Rusisë në Ukrainë.

Skuadra e drejtuar nga Valeri Karpin, nuk kishte luajtur në territorin rus që kur mposhti Qipron në nëntor 2021, në fazën kualifikuese të Kupës së Botës në Katar, të cilën në fund nuk e luajtën, pasi u përjashtuan nga FIFA.

Të përballur, me izolimin ndërkombëtar dhe mungesën e rivalëve për të luajtur, rusët luajtën një ndeshje miqësore në Kirgistan (1-2) në shtator 2022 dhe në nëntor ata barazuan pa gola në Taxhikistan dhe Uzbekistan.

Rusët do të përballen sot në Teheran me Iranin, një vend që luajti në Botërorin e kaluar, në të cilin fituan një ndeshje dhe humbën dy të tjerat.

Për të gjitha këto arsye, Unioni i Futbollit Rus (UFR) po mendon të largohet nga UEFA dhe të luajë në Azi, një propozim që ka ndezur një debat të nxehtë kombëtar.

Federata Ruse (UFR) ka frikë se përjashtimi i skuadrës së saj do ta pengojë gjithashtu pjesëmarrjen, përveç Euro 2024 në Gjermani, në fazën kualifikuese për Botërorin 2026, që do të luhet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Karpin, i cili së fundmi rinovoi kontratën e tij si trajner deri në vitin 2024, mbështeti idenë që brazilianët e Zenit, Malcom dhe Claudinho, të cilët së fundmi morën pasaporta ruse, mund të luanin për skuadrën kombëtare ruse.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll