Sport

Dele Alli nuk e mbyll gojën dhe i përgjigjet provokimit të trajnerit të Besiktas...

Senol Gunes tha se mesfushori anglez ka munguar në stërvitjet ekipore... sepse binte shi

23 Mars 2023, 18:29 Nga DOSJA

Dele Alli nuk e mbyll gojën dhe i përgjigjet provokimit të

TURQI - “Po bie shi, prandaj nuk erdhe”. Kështu e justifikoi Senol Gunes, trajneri i Besiktasit mungesën e Dele Allit në kampin turk gjatë ditëve të fundit, duke theksuar se pavarësisht se ai kishte marrë leje për të udhëtuar në Londër për të trajtuar një problem fizik, lojtari duhet të ishte kthyer tashmë. 

Këtë të mërkurë mesfushori anglez iu drejtua rrjeteve sociale për të sqaruar situatën, duke theksuar se sot, e enjte, do t’i rikthehet stërvitjeve.

"Kam marrë shumë mesazhe dhe prandaj dua të sqaroj diçka. Klubi (Besiktas) më dha leje të takohem me një mjek sot. Nesër i kthehem normalisht stërvitjes",- ka siguruar ai, në rrjetin social Instagram.

Dele Alli nuk e mbyll gojën dhe i përgjigjet provokimit të

Kujtohet se Dele Alli mbërriti te Besiktas gjatë verës dhe pavarësisht se është firmosur me statusin e një emri të madh në merkaton e atij klubi, ai ka luajtur vetëm 17 ndeshje deri më tani. 

Në janar ai ishte larguar nga trajneri dhe javën e kaluar madje u hoq nga grupi. Tani ai është kthyer në një tjetër episod më pak pozitiv dhe kthimi i tij në Everton është praktikisht i sigurt.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll