Sport

Ligue 1 nuk do t'i ndërpresi ndeshjet, që futbollistët të prishin agjërimin…

Klubet franceze nuk kanë bërë një kërkesë të tillë në Ligën Profesionale të Futbollit francez.

23 Mars 2023, 16:24 Nga DOSJA
Ligue 1 nuk do t'i ndërpresi ndeshjet, që futbollistët

FRANCE - Në Angli, me fillimin e muajit të Ramazanit këtë të enjte, më 23 mars, do të përdoren ndërprerjet e ndeshjeve, për t’u krijuar mundësi lojtarëve që të prishin agjërimin gjatë ndeshjeve të kampionatit të futbollit. 

Në Francë, nga ana tjetër, nuk do të përdoret një praktikë e tillë dhe nuk ka udhëzime për këtë. Pra nuk do të ketë pushim të veçantë gjatë ndeshjeve të kampionatit francez të Ligës 1, si ajo që do të zhvillohet në Premier League, për t'i lejuar lojtarët myslimanë të prishin agjërimin, nëse dëshirojnë gjatë muajit të Ramazanit.

Asnjë udhëzim i tillë nuk u është dhënë gjyqtarëve. Për më tepër, asnjë klub francez nuk e ka kërkuar këtë në Ligën Profesionale të Futbollit. Si rezultat, LFP nuk është marrë me këtë temë, por mund ta bëjë këtë nëse çështja ngrihet në ditët në vijim. Muaji i shenjtë i Ramazanit do të përfundojë rreth datës 21 prill.

Pak ditë më parë në Angli u vendos që të shfrytëzohen ndërprerjet në ndeshjet e natës së Premierligës në mënyrë që lojtarët të prishin agjërimin e Ramazanit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll