Sport

Mbappé takohet me Griezmann, për t'i dhënë fund 'sherrit' për shiritin e kapitenit...

Ndërkombëtarët francezë ishin bashkë për të diskutuar vendimin e marrë nga trajneri Didier Deschamps. Ndarja ishte me buzëqeshje

23 Mars 2023, 17:44 Nga DOSJA
Mbappé takohet me Griezmann, për t'i dhënë fund

FRANCE - ‘L'Équipe' raportoi këtë të enjte për një takim midis Mbappe dhe Griezmann ku sulmuesi i PSG-së, po e kuptonte faktin se lojtari i Atlético Madrid ishte i zhgënjyer me vendimin e Didier Deschamps, për ta caktuar atë të mbante shiritin e kapitenit të kombëtares franceze, i cili është vetëm 24 vjeç.

Sipas të njëjtit burim, Mbappé e siguroi Griezmann se "ai do të mbështetej tek ai" për ta ndihmuar në drejtimin e ‘Bluve’ dhe për të qenë një zë në fushë dhe në dhomat e zhveshjes në këtë cikël të ri.

Gjithashtu, sipas gazetës franceze, të dy lojtarët u larguan nga takimi “me buzëqeshje”, duke treguar se episodi i qejfmbetjes mund (ose jo) të ketë përfunduar.

Dhënia i shiritit të kapitenit për Mbappen, duhet theksuar, tashmë është kritikuar nga disa legjenda të kombëtares franceze, përfshirë Robert Pirès dhe Dominique Rocheteau.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll