Bota

Finlanda dërgon tre tanke të tjera 'Leopard 2' në Ukrainë

Në shkurt, Finlanda njoftoi se po dërgonte në Ukrainë tre nga Leopardët që pastronin minat.

23 Mars 2023, 17:42 Nga a.l
Finlanda dërgon tre tanke të tjera 'Leopard 2' në
Tank

FINLANDË- Ministri i Mbrojtjes i Finlandës deklaron se po dërgonte tre tanke të modifikuar 'Leopard 2' në Ukrainë.

Finlanda po dorëzon tre automjete të blinduara për pastrimin e minave Leopard 2”, u tha gazetarëve në Helsinki ministri i mbrojtjes Antti Kaikkonen.

Automjetet, të pajisura me mitralozë në vend të topave tradicionale, janë projektuar për neutralizimin e minave dhe eksplozivëve të tjerë. Në shkurt, Finlanda njoftoi se po dërgonte në Ukrainë tre nga Leopardët që pastronin minat, shkruajnë mediat e huaja. 

Kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha këtë muaj se ishte gjithashtu e hapur për të diskutuar furnizimin e Ukrainës me avionët luftarakë të Finlandës F/A-18 Hornet, në përgjigje të thirrjeve të presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskyy për avionë luftarakë modernë nga aleatët perëndimorë. Finlanda do të zëvendësojë Hornets e saj me avionë më të avancuar F-35A nga kontraktori amerikan Lockheed Martin nga viti 2025 e tutje.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll