Bota

Rinis me debate seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kurti: Chollet më uroi suksesin në Ohër! Deputeti i PDK-së: Ke dështuar!

Kryeministri Albin Kurti po ashtu i ka replikuar deputetit Hoxhaj, i cili ka thënë se në negociata shkohet me dy-tre skenarë.

23 Mars 2023, 17:50 Nga a.l
Rinis me debate seanca në Kuvendin e Kosovës/ Kurti: Chollet më
Albin Kurti dhe Enver Hoxhaj

KOSOVË- Ka nisur sërish me debate seanca plenare në Kuvendin e Kosovës e cila paraditen e sotme u ndërpre për shkak se kryeministrti Albin Kurti ka kërkuar të largohet. Mediat kosovare raportojnë se debati ka vijuar mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Enver Hoxhaj dhe kreut të qeverisë së Kosovës, Albin Kurt i cili ditën e sotme ka biseduar me zyrtarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Kurti ka zbardhur detaje nga bisedimet me Chollet ku theksoi se ai i uroi për suksesin në Ohër. Kurti ka replikuar me deputetin Hoxhaj, ku ky i fundit ka thënë se ai ka dështuar. Kurti gjatë seancës plenare, ku është duke u diskutuar për marrëveshjen e dakorduar në Ohër, ka thënë se Chollet e ka telefonuar në orën 13:00.

Porsa ma uroi në telefonatë, zyrtari i lartë i State Departament, Derek Chollet, suksesin në Ohër. Ju thatë që është dështim, deputeti Hoxhaj tha se është dështimi në Ohër. Unë në ora 13:00 kisha telefonatë dhe prandaj u desh të largohesha nga seanca, në orën 13:00 kam pasur telefonatë me të dhe ai më ka thirr të më urojë për suksesin. A ju thatë që është dështim, pra ju po besoni që Kosova ka dështuar në Ohër, ndërkaq zotëri Derek Chollet ma uroi suksesin në Ohër”, është përgjigjur Kurti.

Kryeministri Albin Kurti po ashtu i ka replikuar deputetit Hoxhaj, i cili ka thënë se në negociata shkohet me dy-tre skenarë.

Deputeti Hoxhaj tha në negociata shkohet me dy-tre skenarë. Pyetja ime për deputetin Hoxhaj është a me dy a me tre? Kur thua shkohet me dy-tre skenarë, kjo tregon që nuk e ke skenarin me gjithë mend, sepse veç donë më shumë se një. Pse jo katër, deputeti Hoxhaj. Po unë nuk mund ta shpalosi këtu strategjinë time. Në negociata nuk bëhet publike strategjia, ju nuk e dini sa skenarë kam pasur unë”, është shprehur Kurti.

Për këtë, është kundërpërgjigjur deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili ka thënë se Kurti nuk duhet t’i besojë as Chollet.

Kryeministri më së paku do të duhej të më besonte mua dhe t’i besonte Chollet. Në rregull jemi. Veç me Cholletin le të është ky dhe me Blinken. Çka tha mbrëmë. Por, unë nuk dëgjova nga ai një plan B se a do të marrim pas kësaj marrëveshje pesë njohjet nga BE-ja”, ka reaguar Hoxhaj.

albin kurti enver hoxhaj

Sondazh

Poll