Bota

Akuzohet për shpifje ndaj kryeministrit, dënohet lideri i opozitës indiane

Ai ka 30 ditë kohë për të apeluar dënimin dhe për të ndjekur çështjen ligjërisht.

23 Mars 2023, 17:21 Nga a.l
 
Akuzohet për shpifje ndaj kryeministrit, dënohet lideri i
Rahul Gandhi

INDI- Lideri i opozitës indiane, Rahul Gandhi është dënuar me 2 vite burg pasi akuzohet për shpifje ndaj kryeministrit Narendra Modi, që i ka bërë një fushatë elektorale në vitin 2019. 

Mediat e huaja raportojnë se, dënimin e ka dhënë një gjykatë në rajonin e Gujaratit, e cila e cilësoi akuzën ndaj Gandhi të vërtetë dhe i dha liderit opozitar dënimin. Ai ka 30 ditë kohë për të apeluar dënimin dhe për të ndjekur çështjen ligjërisht.

Gandhi ishte i pranishëm në sallën e gjyqit gjatë dhënies së vendimit, por nuk bëri asnjë koment lidhur me situatën. Akuzat lidhen me deklaratën e prillit 2019 të bërë në Karnataka, kur ai tha: Pse e kanë të gjithë hajdutët mbiemrin Modi? Nirav Modi, Lalit Modi, Narendra Modi!

Përtej Narendras, i cili është kryeministër aktual, ai i referohet edhe Niravit, një sipërmarrësi në fushën e gurëve të çmuar, i cili është arratisur nga India, si edhe Lalitit, një ish-pronari të një ekipi kriketi, i cili është përjashtuar përjetë nga liga. Nga ana e partisë së Gandhit, është bërë me dije se gjithë çështjes do t’i shkohet deri në fund dhe kauza e tij nuk do të ndalet. “Ne do të luftojmë dhe do të fitojmë,” thanë ata. Ligji penal i Indisë për shpifjen është legjislacion i epokës britanike sipas të cilit mund të ketë një dënim maksimal prej dy vjetësh burgim, një gjobë ose të dyja.

rahul gandhi

Sondazh

Poll