Sport

Presidenti Agim Ademi para togave të zeza, prokurori kërkon një muaj arrest shtëpiak

Gjykata Themelore e Prishtinës është duke e mbajtur seancën për caktimin e masës së sigurisë për Agim Ademin, president i Federatës së Futbollit të Kosovës

23 Mars 2023, 15:56 Nga DOSJA
Presidenti Agim Ademi para togave të zeza, prokurori kërkon një

KOSOVE - Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, u shoqërua sot me autoambulancë në gjykatë. Raportohet, se Prokurori i Shtetit ka kërkuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj ndaj numrit një të futbollit kosovar.

Agim Ademi është dërguar dje në paraburgim për 48 orë, por që nga dje ka qenë i shtrirë në spital duke kryer teste dhe ekzaminime mjekësore. Ai u arrestua dje nën dyshimin për veprat “Keqpërdorim i besimit” dhe “Shmangie nga Tatimi”.

Sot, në raportin e policisë u tha, se Agim Ademi, dyshohet për keqpërdorim të buxhetit të Federatës së Futbollit të Kosovës. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll