Aktualitet

BISEDA/ “Sa do ma lësh”, si tregtohej droga në lokalin në Tiranë, klienti kërkonte dhe ulje çmimi, kamerieri: 40 vëlla

Në lokal futet një person i autorizuar dhe kërkon drogë.

23 Mars 2023, 17:09 Nga F.M
BISEDA/ “Sa do ma lësh”, si tregtohej droga në lokalin
Foto Ilustruese

TIRANË- Të tjera përgjigje tregojnë si zhvillohej tregtimi i kokainës në Tiranë, pas arrestimit të 24 personave në kuadër të operacionit “Harta”. Në bisedën e mëposhtme shihet komunikimi mes Marjo Gallushit, i cili punonte si kamerier në një lokal ku tregohej kokainë. Në lokal futet një person i autorizuar dhe kërkon drogë. Ai kërkon dhe ulje çmimi.

Pjesë nga biseda:

Marjo Gallushi: Si kalove, u lodhe, a je mirë? Ëëëë, sa deshe?

Personi i autorizuar: Gjysëm, sa do ma japësh?

Marjo Gallushi: Dyzet o vëlla

Personi i autorizuar: Tridhjetë e kena marrë gjithmonë

Marjo Gallushi: Ja ka marrë.....tridhjetë e pesë

Personi i autorizuar: Të ma lësh një pesëshe mu

Marjo Gallushi: Tridhjetë e pesë do ta jap o vëllai

Grupi u shkatërrua dje. Pjesë e shpërndarjes në këtë aktivitet ishin edhe tre vajza, ku një prej tyre ndodhet në kërkim dhe rezulton sipas sistemit TIMS dhe është larguar në Itali më datë 14 mars. 24 persona të identifikuar ishin të shpërndarë në 11 zona të ndryshme të Tiranës, duke përfshirë këtu 28 lagje. Të gjithë anëtarët e grupeve ndaheshin në nëngrupe të vogla me 2, 3 apo 4 anëtarë. Numrin më të lartë të shpërndarësve e kishin zonat e Bllokut, Kombinatit dhe Yzberishtit. 

Të arrestarsit: Fabian Qoku, 39 vjeç, Redi Lolaj, 22 vjeç, Eduard Hysa, 25 vjeç, Dorjano Çela, 31 vjeç, Enver Mehmeti, 60 vjeç, Fatbardh Bardhi, 37 vjeç, Martin Kuka, 35 vjeç, Marsel Gjona, 31 vjeç, Mariglen Hoxha, 39 vjeç, Muharrem Tarushi, 31 vjeç, Polikron Shabani, 40 vjeç, Erion Xhaxho, 47 vjeç, Altin Llani, 45 vjeç, Jurgen Hasamataj 32 vjeç, D.I 23 vjeç, A.XH, 51 vjeç, M. V., 44 vjeç, F. P., 25 vjeç, E. K., 35 vjeç, dhe J. H., 32 vjeç. Ata janë lënë në masën e sigurisë "arrest me burg", deri në përfundim të gjykimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 kilogramë e 120 gramë kokainë, 300 doza kanabis, 130 doza heroinë, shuma parash rreth 5 miljonë lekë të vjetra, 1700 euro, 11 automjete dhe 29 aparate celulare.

operacioni harta marjo gallushi

Sondazh

Poll