Aktualitet

Shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' i vihet kyçi! I jepet lamtumira drejtoreshës që e zuri korrenti, kolegët shpërthejnë në lot

Mësuesja Sonila Domi shpërtheu në lot teksa fliste për miken e saj.

23 Mars 2023, 13:48 Nga A.B
Shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' i vihet kyçi! I
Ornela Gjeci (viktima) dhe kolegia e saj

DURRËS- Mësuesit dhe nxënësit e shkollës 9-vjeçare 'Rrubjekë' në Durrës, janë të pikëlluar. Ndarja nga jeta e drejtoreshës, Ornela Gjeci, e cila humbi jetën pasi e zuri korrenti në dush i la të tronditur. Me lot në sy, familjarët, nxënësit, kolegët e banorët e zonës i dhënë lamtumirën e fundit drejtoreshës së tyre. 

Për nxënësit ajo ishte si një prind i dytë, e për koleget nuk ishte drejtoresha, por mike. Mësuesja Sonila Domi shpërthen në lot teksa fliste për miken e saj.

“Ne jemi banorë të kësaj zone. Njiheshim prej vite, jemi lindur dhe rritur këtu. Ka qenë mësuese në shkollën 9-vjecare Maminas, unë isha në Rrubjekë. Pas disa vitesh u bë drejtoreshë në shkollën Rrubjekë. Çdokush pas një fatkeqësi thuan fjalë të mira, por për atë me gjithë mend jetojnë fjalët e mira. Ka qenë një drejtuese, kolege, motër shumë e mirë, qëndrim të ngrohët me prindërit. Shkuam sot në shkollë, me thënë të drejtën nuk na bënim këmbët, zi e madhe në shkollë. Shkolla u mbyll sot. Komunikuam me drejt e ZVA Shijak dhe tha ajo meriton t’i bëhet gjithçka. U hap drejtoria, një vendin e saj një buqetë me lule dhe foto e saj. Ajo zi ishte në shkollë, por ëmbëlsia e saj qëndronte aty në tavolinë në buqetën e luleve që vendosëm”, tha Domi.

Më tej, ajo tregoi se lajmin e trishtë e mësoi nga një prind i një nxënësi i cili e telefonoi në orët e para të mëngjesit. 

“Një prind i një nxënësi më mori në orën 6, thash mos ishte një shaka. Sipas fjalëve ka bërë dush dhe e ka zënë korrenti nga shkarkimi elektrik. E ka gjet bashkëshorti pasi është kthyer vonë nga puna. Ai kthehet gjithmonë në orën 11. E ka çuar në gjendje jete në spital, por fati i keq i asaj, nuk mbijetoi. Dje ishte pushim, por ajo na mblodhi për keq këtu të shtëpia e saj”, vijon ajo.

Gjeçi humbi jetën një ditë më parë pasi ra në kontakt me energjinë elektrike. Bashkëshorti i saj e dërgoi me urgjencë në spitalin e Durrësit, por 45-vjeçarja nuk arriti të mbijetojë dot. Bashkëshorti i saj është pjesë e Forcave të Armatosura dhe shërben në Policinë Kufitare të Durrësit. Ndërsa Gjeci, jepte në shkollën ‘Rrubjekë’ lëndën e Historisë.

ornela gjeci

Sondazh

Poll