Aktualitet

Anila Hoxha: Ja kush janë lagjet e Tiranës ku pihet kokainë, hashash dhe ekstazi

Anila Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë.

23 Mars 2023, 14:07 Nga k.m.
Anila Hoxha: Ja kush janë lagjet e Tiranës ku pihet kokainë,
Foto ilustruese

TIRANË- Gazetarja Anila Hoxha ka zbuluar zonat e kryeqytetit ku konsumohet drogë, duke i ndarë me llojin që "preferojnë" më së shumti për t'u furnizuar nga grupet kriminale. Në fjalën e saj gjatë emisionit "TopStory", Anila Hoxha liston zonat e Tiranës ku pihet hashash, kokainë apo heroinë.

“Jemi duke folur për 21 dhjetorin, ish-Parku i autobusëve ku konsumohet heroinë, Lapraka… Zonë hashashi ka në Kombinat, në qytetin e nxënësve në afërsi të universitetit. Zonë kokainë janë edhe lokalet e natës, por nuk janë prekur nga Policia,"-tha ajo. 

Dje, 24 persona, mes tyre 3 vajza prej shumë kohësh shpërndanin drogëra të të gjitha llojeve në kryeqytet. Tregun e shitjes ata e kishin siguruar pranë lokaleve të natës dhe shkollave të ndryshme në Tiranë dhe Kamëz. Dy grupet shpërndanin lëndë narkotike në zona si Ali Demi, rruga Bardhyl, Oxhaku, zona e Bllokut dhe shkolla Petro Nini, Stacioni i Trenit, ish-Parku, Lapraka etj. 

anila hoxha

Sondazh

Poll