Aktualitet

FOTO/ Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi (EMRI)

Nga aksidenti ka ndërruar jetë shoferi i kamionit, i identifikuar si Julian Kalliri.

23 Mars 2023, 15:22 Nga I.A
 
FOTO/ Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi (EMRI)
kamioni i permbysur

KOSOVË- Një kamion është përmbysur pasditën e sotme në Rrugën e Kombit. Mësohet se kamioni ka humbur kontrollin dhe është përmbysur në vendin e quajtur Fushë-Dukagjin. Nga aksidenti ka ndërruar jetë shoferi i kamionit, i identifikuar si Julian Kalliri.

40-vjeçari nga Fieri, i cili banonte në Tiranë, ndërroi jetë pasi kamioni me të cilin udhëtonte, u përmbys në rrugë. Kamioni ishte ngarkuar më lëndë drusore, ndërsa ngjarja ka ndodhur në Fushë-Dukagjin. Sipas informacioneve paraprake, kamioni ka prishur trafikndarësen dhe ka kaluar në anën tjetër të rrugës duke u përplasur edhe me pjesën anësore të shkëmbi.

permbyset kamioni ne rrugen e kombit julian kalliri

Sondazh

Poll