Bota

Hetimet për shpërthimin 'Nord Stream'/ Lavrov: Nuk pres që të jenë transparente

Tubacionet, që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik, u goditën nga shpërthime të pashpjegueshme shtatorin e kaluar në atë që Moska e quajti një akt "terrorizmi ndërkombëtar".

23 Mars 2023, 15:44 Nga a.l
Hetimet për shpërthimin 'Nord Stream'/ Lavrov: Nuk pres
Sergei Lavrov

RUSI- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov deklaroi se nuk priste që gjetjet e hetimeve për përgjegjësin e shpërthimeve të vitit të kaluar në tubacionet e gazit Nord Stream do të bëheshin publike. Tubacionet, që lidhin Rusinë dhe Gjermaninë nën Detin Baltik, u goditën nga shpërthime të pashpjegueshme shtatorin e kaluar në atë që Moska e quajti një akt "terrorizmi ndërkombëtar". Danimarka, Gjermania dhe Suedia kanë kryer hetimet e tyre për shpërthimet. Moska është ankuar vazhdimisht se nuk është ftuar në hetime ose nuk është mbajtur e informuar për gjetjet e tyre, shkruajnë mediat e huaja. 

"Unë nuk pres që këto hetime të jenë transparente dhe as nuk pres që rezultatet të vihen në dispozicion të publikut të gjerë," tha Lavrov në një konferencë shtypi.

Hetuesit suedezë dhe të tjerë evropianë thonë se shpërthimet janë shkaktuar nga sulme të qëllimshme, por ata nuk kanë thënë se kush mendojnë se ishte përgjegjës. Moska, pa dhënë prova, ka fajësuar për shpërthimet sabotazhin perëndimor.

sergei lavrov

Sondazh

Poll