Bota

Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti njofton se Chollet e uroi për marrveshjen e 18 marsit, ndërsa shtoi se tani ajo duhet të ndryshojë kushtet dhe gjendjen në terren. 

23 Mars 2023, 15:34 Nga a.l
Kurti bisedë telefonike me Chollet: Marrëveshja dhe aneksi tani duhet
Albin Kurti dhe Derek Chollet

KOSOVË- Kryeministrti i Kosovës Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ku kanë diskutuar mbi takimin në Ohër dhe marrëveshjen paraprake për të pranuar zbatimin e planit të BE-së për dialogun me Serbinë. Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në 'Twitter', Kurti njofton se Chollet e uroi për marrveshjen e 18 marsit, ndërsa shtoi se tani ajo duhet të ndryshojë kushtet dhe gjendjen në terren. 

Kisha një telefonatë me Këshilltarin e lartë amerikan Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e darkoduar në Ohër, duke pranuar që bisedimet ishin bisedime të gjata dhe të vështira. Marrëveshja themelore dhe aneksi, siç thuhet në tekst dhe frymë, tani duhet të ndryshojnë gjendjen në terren dhe kushtet”, ka shkruar Kurti.

Takimi në Ohër

Kosova dhe Serbia mbyllën me dakordësim mbi aneksin e zbatimit të planit evropian në Ohër, i cili do të jetë i detyrueshëm për tu zbatuar nga të dy dy palët në momentin e publikimit. Përfaqësuesi i Lartë i unionit për Çështjet e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell, tha se Kurti dhe Vuçiç nuk e kanë firmosur dokumentin. Pas 12 orëve negociata, ai doli në një deklaratë për media ku u shpreh se bisedimet u ndalën në hapa praktikë dhe më në fund mes dy vendeve pati bisedime konkrete dhe dy palët u pajtuan për aneksin e propozimit evropian. Për rreth 10 orë u diskutua vetëm mes Albin Kurtit, Borrel, Vuçiç dhe Lajçak, por në një moment u kërkua me urgjencë prania e Gabriel Escobar. Propozimi evropian që përfshin 11 pika për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë konsiderohet si një nga mundësitë më të mira për të çuar rajonin përpara dhe për të krijuar kushte paqësore për të gjithë njerëzit që jetojnë në rajon.

 

albin kurti

Sondazh

Poll