Bota

PDK nuk pranon të vazhdojë debatin pa Kurtin në Kuvend, Konjufca: Seanca shtyhet për në orën 16:00

Pas kësaj deklarate, Glauk Konjufca tha se seanca mund të ndërpritet dhe të vazhdojë në orën 16:15. Por ky propozim nuk u vendos akoma.

23 Mars 2023, 15:04 Nga a.l

 

PDK nuk pranon të vazhdojë debatin pa Kurtin në Kuvend, Konjufca:
Abelard Tahiri

KOSOVË- Partia Demokrate e Kosovës nuk do të vazhdojë debatin në Kuvend pa praninë e kryeministrtit Albin Kurti. Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se nuk dëshirojnë ta vazhdojnë debatin në Kuvend pa prezencën e kryeministrit Kurti. Pas kësaj deklarate, Glauk Konjufca tha se seanca mund të ndërpritet dhe të vazhdojë në orën 16:15. Por ky propozim nuk u vendos akoma.

Kryeministri vjen në orën 16:00 por nuk mundet më shumë se në orën 17:30 se është edhe iftari pastaj. Mirë po vazhdojmë në orën 16:00, pra”, u shpreh Konjufca.

Seanca plenare në Kuvendin e Kosovës ka nisur me debate. Kryeministri Albin Kurti është shpjeguar për takimin me presidentin serb Aleksandër Vuçiç në Ohër. Ai ka deklaruar se Kosova në marrëveshjen me Serbinë ka obligimet e saj dhe se ato duhet që t'i zbatojë ato. Po ashtu kreu i qeverisë së Kosovës u shpreh se Kosova tani ka hyrë në një format të ri të dialogut, ndërkohë që pranoi se Asosacioni do të zbatohet. Por për kreun e LDK-së Lumir Abdixhiku, Kurti jo vetëm që nuk e ka mbajtur fjalën e tij, por edhe ato kushte që si kishte janë zhbërë. 

seance plenare ne kosove

Sondazh

Poll