Aktualitet

Aksidentoi dy persona, lihet në burg ish-kryedoganieri i Fierit, Arlind Lagji

Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

23 Mars 2023, 10:32 Nga A.B
Aksidentoi dy persona, lihet në burg ish-kryedoganieri i Fierit, Arlind
Arlind Lagji

TIRANË- Lihet në burg ish-kryedoganieri i Fierit, Arlind Lagji. Këtë vendim e dha ditën e sotme Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë. Ish-drejtori i doganës së Fierit të hënën e 20 marsit shkaktoi dy aksidente të njëpasnjëshme në rrugën Transballkanike duke lënë të plagosur dy persona të moshës 66 dhe 63 vjeç.

Prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg e gjyqtarja e kësaj çështjeje Dorina Stroka pranoi kërkesën.

Dy personat e aksidentuar nga Lagji, ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. 

arlind lagji

Sondazh

Poll