Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç takohet me Nikos Dendias: Greqia ka mbajtur qëndrim parimor

Vuçiç bëri të ditur se me Dendias ka biseduar për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy kombeve.

22 Mars 2023, 17:12 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi/ Vuçiç takohet me Nikos Dendias: Greqia
Nikos Dendias

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka takuar sot ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, i cili ka mbërritur për një vizitë në Serbi. Vuçiç bëri të ditur se me Dendias ka biseduar për vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy kombeve.

Në llogarinë në Instagram, Vuçiç ka falënderuar Dendias për qëndrimin e Greqisë, si dhe për angazhimin e tij personal, kur bëhet fjalë për mbështetjen e dialogut dhe respektimin e ligjit ndërkombëtar.

“Përfitova nga dita e bukur në Beograd për të pritur ministrin me të cilin biseduam për situatën në rajon, vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe diskutuam për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy popujve dhe vendeve tona. E falënderova mikun tonë për qëndrimin parimor të Greqisë, si dhe për përfshirjen e tij personale, kur bëhet fjalë për mbështetjen e dialogut, respektimin e së drejtës ndërkombëtare, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe avokimin për përparimin e Serbisë në rrugën e integrimit evropian,” shkruan Vuçiç.

Bisedimet gjatë vizitës së Dendias në Serbi duhet të fokusohen në dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës pas zhvillimeve të fundit, si dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor.

aleksandër vuçiç nikos dendias

Sondazh

Poll